CILAT JANË QËLLIMET OKULTE TË DËNIMIT TË SOTËM

18 maj 2022 | 12:17

Shkruan: Milazim Krasniqi

Dënimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, pse u kanë shpërndarë gazetarëve materiale, të cilat dikush ua ka lënë te dera e zyrës, e sfidon logjikën e shëndoshë. Me këtë logjikë gazetarët hulumtues dhe sidomos burimet e informimit mund të dënohen çdo ditë, ngase i ofrojnë publikut dokumente kondifenciale. Bile, me këtë qasje i bie që nëse dikush përhapë lajmin se ndonjë shtëpi po digjet, ai mund të dënohet pse ka treguar, në vend të atij që i ka vu flakën shtëpisë. Pra, në rastin konkret Gjykata do të duhej të ndiqte ata që kanë nxjerrë dokumentet, jo ata që ia kanë lënë në dispozicion medieve e publikut.

Ama mesazhi i këtyre dënimeve është i qartë: Gjykata Speciale do të tentojë ta ndryshojë narrativën për çlirimin e Kosovës. Për atë arsye janë nxjerrë ato dokumente në publik, pra, të shfrytëzohen për inkriminimin e luftës çlirimtare. Po ashtu kjo lojë është përdorë për ta ngulfatë lirinë e medies.

Dhe më kryesorja: këto dënime po e përgatisin terrenin për dënimin e figurave drejtuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e bashkë me ta edhe dënimin e historisë së luftës çlirimtare. Pse? Demek, për ta shtruar terrenin për pajtim ndërmjet Kosovës e Serbisë, ku të dyja palët do të konsiderohen fajtore për luftën e viteve 1998-1999. (Lista e drejtuesve të akuzuar të UÇK-së është bukur identike me listën e kreut shtetëror të Serbisë, të cilët janë gjykuar e dënuar në Tribunalin Penal të Hagës, për krimet që kanë kryer në Kosovë!)

Në realitet kjo do të prodhojë krejt të kundërtën e atij synimi naiv: kjo qasje do ta trimërojë Serbinë për të qenë edhe më agresive dhe për ta mbajtur të gjallë pretendimin për ripushtimin, ose e pakta copëtimin e Kosovës. Me një fjalë, kjo Gjykatë, ndoshta edhe pa vetëdije, (qatipat e saj nuk mund të kenë vizion historik) do ta përgatitë klimën për një luftë të re, kësaj here si luftë serbo-shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Skënder Musa ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj…