CILËT ISHIN FAKTORËT QË SHPËRTHYEN DEMONSTRATAT E VITIT ‘81 DHE KUSH I ORGANIZOI ATO

27 mars 2021 | 22:38

Bejtullah Tahiri
Gjilan, 27.03.2021

Të nderuar zonja e zotrinj!
Familje të dëshmorëve!
Të nderuar organizatorë e veprimtarë të demonstratave ‘81!
Të nderuar pjesmarrës!

Kanë kaluar kater dekada nga Pranvera e vitit ‘81, nga ajo pranverë qëfilloi një epokë e re e cila u finalizua me luftën çlirimtare të UÇK-së dhe pavarësinë e Kosovës.

Pas atyre ngjarjeve madhështore dolën teza të ndryshme, se ato ishin të organizuara nga Serbia, Shqipëria,Rusia, CIA, etj. Ca thonin se nuk është dashur të orgnanizoheshin fare, sepse mirë ishim, ca të tjerë se u prish bashkim- vëllazërimi, u cenua Jugosllavia, se ato ishin kundërrevolucionare, separatise, irredentiste, marksiste-leniniste, nacionaliste e lloj-lloj ngjyre politike.

Unë nuk do t’i përshkruaj ato si ishin por do të mundohem të përshkruaj, cilët ishin faktorët që shpërthyen ato dhe kush ishte vërtet organizator i tyre.

Në radhë të parë duhet thënë qartë se ato u organizuan nga grupet ilegale, prej të cilave OMLK-ja (Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovëe), ishte më e organizara.
Në radhë të dytë përkrahja masive e rinisë, e popullit tonë dhe të gjitha shtresave e sidomos klasës punëtore ishte e pakrahasueshme, sepse ata tanimë ishin frymzuar nga qëndresa e Adem Demaqi, Rexhep Males e shumë veprimtarë të tjerë që dergjeshin nëpër burgjet jugosllave, kurse shtypja e shfrytëzimi i shqiptarëve padyshim që ishte faktori kryesor që i detyroi shqiptarët të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre për t’u barazuar me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

Anëtarët e OMLK-së, u bënë të njohur për shumkend sepse ata ju prinë demonstratave të vitit ’81 si brenda në Kosovë ashtu edhe jashtë saj,u vranë,u burgosën, qëndruan stoikisht nëpër burgjet jugosllave, ishin komandant qendror e të rretheve të UÇK-së dhe u zgjodhen nëpër vendet udhëheqëse të Republikës së Kosovës.

OMLK-ja pas burgosjes së shumanëtarëve të saj në vitin ’74 si: Rexhep Malaj, Ilmi Ramadani, Kadri Osmani,Xhafer Shatri, Binak Ulaj, etj, ishte zgjeruar me anëtarë të tjerë dhe kishte Komitetin Drejtues dhe Ekzekutiv,që ishte i përbërë nga:
• Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Kadri Zeka Jakup Krasniqi, Berat Luzha, Gani Sylaj,Nezir Myrtaj, Saime Isufi,Ismail Sylaj, Jahir Hajrizi, Basri Musmurati dhe Bejtullah Tahiri.

Natyrisht anëtarët tjerë të OMLK-së që ishin të organizuar nëpër rrethe ishin shtyllat të saj.
U deshtë kohë e gjatë të përgaditej populli për t’ju kundërvënë një politike aq të egër siç ishte ajo jugosllave. Një politike që kishte si qëllim kryesor rrënimin e ekonomisë kosovare, shtypjen e shfrytëzimin e popullit tonë si dhe zhdukjen e gjithçkaje shqiptare.

Tentohej me çdo kusht që rinia shqiptare të kishte orientim jugosllav. Grupe e këngëtarë të ndryshëm nga të katër anët e Jugsllavisë vinin për këtë qëllim dhe harroheshin këngëtarët shqiptar, që aq shumë i kënduan Kosovës së dashur. Tentohej tërësisht të harrohej historia e kultura e jonë.

Rininë e Kosovës e ka shpëtuar dhe edukuar propaganda e madhe ilegale që kanë bërë grupet ilegale dhe TVSH-ja e Radio Tirana.
Radio Tirana ishte e vetmja që paraqiste realisht gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi. Ajo ndriçoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në Radio Tirana dëgjohej emisioni “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”; nga ajo mësuan shumë shqiptarë se kush ishin rilindasit tanë, kush ishin prijësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe çfarë qëllimi kishte ajo lidhje si dhe Lidhja e Pejës. Në Radio Tirana populli ynë mësoi për prijësit luftarak si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi, Isa Boletini, e për shumë luftëtarë tjërë. Vetëm në Radio Tirana populli ynë mësoi të vërtetën dhe qëndresën heroike të Tahir e Nebi Mehës. Pra Radio Tirana është njëri prej faktorëve kryesorë që e ngriti , brumosi, edukoi dhe mësoi rininë dhe popullin tonë për të vërtetën historike. Radio Tirana ishte ajo që u doli në përkrahje të plotë demonstratave të vitit ’81.

Sot, pas katër dekadave, literatrua ilegale dikuj mund t’i duket çudi dhe mund të thonë, çfarë ishte ajo literaturë?!. Është e vërtetë për ata që nuk e dinë edhe mund te jetë e tillë, por për ata që i kanë përjetuar gjërat është krejt ndryshe. Atëherë kur një libër ilegale,me motive patriotike, lexohej me ëndje rritej dashuria për Atdheun.
Krejt ndryshe ishte kur gazeta “LIRIA” shprehte realitetin e rinisë, gjendjen e ekonomisë kosovare, e krejt ndyshe kur flisnin udhëheqësit kosovar sepse ata ishin shkëputur nga realiteti dhe e vërteta..
Më kujtohet mua, apo shumkujt mund t’i kujtohet, çfarë pompoziteti i bënë udhëheqja kosovare vizitës së Titos në vitin ‘78 në Kosovë. Dashurinë apo nostalgjinë e madhe që ishte krijuar për te, e theu një trakt që e kishte shpërnda OMLK-ja.
Në Kosovë atëherë parullat “Rroftë shoku Tito”,” Rroftë Bashkim Vëllazërimi”, “ Rroftë Jugosllavia”, t’i nxirrnin sytë në të gjitha anët e banuara me shqiptarë. Këto parulla u fshinë për një kohë të shkurtër në vitin 1978/79, prej anëtarëve të OMLK-së,si Nazmi Hoxha, Shaip Ismajli, Teuta Hadri etj,

Sqarimin e kërkesës së Republikës së Kosovës e bëri Nr.1 i gazetës “ LIRIA”, në të cilën thuhej se : “të gjitha viset e banuara me shqiptarë në Jugosllavi duhet të përfshihen në një njësi administrative”,
që ndryshe populli e shkoqiti dhe e tha se kjo njësi administrative duhej të quhet, Republika e Kosovës.

Tani pas gjithë kësaj pune kolosale natyrisht vinë protestat, demonstratat.
Dihet mirëfilli se demonstatat e vitit ‘81, filluan hapur nga studentët e Prishtinës si,Abdullah Tahiri,Bajram Kosumi, Ali Lajqi, Teuta Hadri,Riza Demaj,Sylë Muja, Merxhan Avdyli, Gani Koci,Hamdi Hajdini, Ramë Demaj, Ramadan Gashi, Shemsi Syla, Xhevat Zeka, Zymer Kuqi etj,.

Abdullah Tahiri kishte angazhuar vëllaun e tij Ibrahim Tahirin, që të merrej në mbikqyrje Televizioni i Tiranës në Konviktin Nr.3., televizion që ishte një shkollë e madhe drejt rrugës së lirisë.
Abdullah Tahiri së bashku me Riza Demajn, Ibrahim Nikqin, Sylë Mujen, kishin organizuar para demonstratave, Shoqaten e Mushitishtit të vie në Prishtinë, kishin kryer shumë aksione me peshë për atë kohë.
Grupi i studentëve që i kishin filluar protestat e studentëve, nuk doli rastësisht në ballë të protestave, pra dikush kishte punuar me ta.

Edhe tavolina e parë që u përmbys nga Abdullah Tahiri, nuk u bë rastësisht dhe nuk u bë pse ai kishte dëshirë të përmbyste tavolina. Përmbysja e asaj tavoline donte të thoshte përmbysje e sistemit jugosllav. Kjo kishte këtë domethënie, sepse Abdullahu atë ditë nuk kishte shkuar në mensën e studentëve për të ngrënë, por për të ndryshuar çka mund të ndryshohej. Këtë e thotë edhe Riza Demaj, se përpos 11 marsit, Abdullah Tahiri ishte edhe njëri prej studentëve per artikulimin e kerkesave nga ekonomike në politike.
Nga e gjithë ajo qëështë thënë prej studentëve si Riza Demaj, sylë Muja, Ukshin Ismajli e të tjerë del se hero i 11 Marsit ishte Abdullah Tahiri. Pra nisja e demonstratave ishte aty në mensen e studentve me 11 mars ’81.
E veçanta e Abdullahut ishte se ai nuk u ndal vetëm me atë akt heroik, por edhe viteve të tjera ishte në ball të demondtratave deri te themelimi i njësiteve te para të UçK-së të ZOK-ut dhe deri në flijimin e jetës së tij për t’u rreshtuar me heronjët tjerë në piedestalin e lirisë, Hero i Kombit.

Kurse dmonstratat e 26 marsit ‘81, gjithashtu u organizuan nga po tënjejtit studentët të cilët ishin fut në një dhomë të konviktit, me numer 402 e pastaj 403, siç thot Sylë Muja e Bajram Kosumi dhe më datë 25 i kishin artikuluar kërkesat. Një ditë më vonë, më 26 mars, ata ishin tubuar para konviktit dhe kishin pritur udhëhqësit kosovarë të bisedojnë me ta në formë demokratike për kërkesat e tyre. Në protestë ju kishte ardhur Azem Vllasi. Ai kishte tentuar t’i qetësonte por pa ju përmbush asnjë kërkesë. Por kur i kishin kërkuar atij që Kosova duhet të jetë republikë ai kishte reaguar shumë keq duke ju thënë se nuk ju përkrahi. Kur situata ishte tensionuar dhe kur studentët kishin dasht t’i japin Azemit flamurin kombëtar, ishte tërhjek nga rojëtsit e sigurimit dhe studentët që ishin dalluar ishin fut në listën për arrestim dhe u arrestuan duke u denuar me denime drakonike.

Ndërsa demonstratën e 1 prillit ‘81, kryesisht e ka udhëhequr Komiteti Drejtues i OMLK-së e hero i asaj dite ka qenë ilegali më i kërkuar i asaj kohe, që nga 12 prilli ‘78, Hydajet Hyseni. Ai më 1 prill ‘81, hipi në bli pranë Komitetit Krahinor, me një megafon në dorë ju drejtua masës që kishte mbuluar rrugët kryesore e rrugicat e Prishtinës.
Në fjalimin e tij historikai përpos tjerash kishte kërkuar që të vijnë udhëheqësit shqiptarë para demonstruesve. U thirren me emra Mahmut Bakalli e të tjerë por nuk erdhi askush. Pasi askush nuk erdhi atëherë ai shpalli Kosovën Republikë. Mund ta merrni me mend si jehonte atë çast në tërë Prishtinën zëri i shqiptarëve “Kosova Republikë”, “Kosova Republikë”.

Ndërsa demonstratat e organizuara jashtë Kosovës në perëndim dihet mirë se kryesisht u organizuan nga Kadri Zeka e vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Zija Shemsiu. Pra këta ishin organizatorët, ndërsa punëtorët gurbetçarë ishin ata që i ndihmuan dhe nuk kursyen asgjë për t’ju përgjigjur thirrjes së Kadriut e të Jusufit.

Roli i demonstrateve dhe i Kadri Zekës në diasporë, ndryshonte nga ato në Kosovë. Kadriu, Jusufi, Bardhoshi, Zijahu e të gjthë ata që i ndihmuan, përpos që paraqitën kërkesat e popullit tonë ata treguan edhe kulturën e lashtë të shqiptarëve. Perëndimi, në 11 demonstrata të metropoleve evropiane, tek demonstruesit shqiptarë panë një popull të kulturuar dhe me dinjitet, që ishte i vendosur në kërkesat e tija dhe që asgjë nuk kërkonte tjetër përpos të barazohej me popujt tjerë në Jugosllavi.
Pas një viti, dora e zgjatur e UDB-së vra Kariun e vëllezërit Gërvalla si dhe më vonë burgosi dhe në tortura e mbyti Zijah Shemsiun.

Në demonstratat e 2 prillit‘81 ranë dëshmorë, Naser Hajrizi e Asllan Pireva, shokë të pandashëm të veprimtarisë ilegale. Naser Hajrizi ishte anëtar i denj i OMLK-së.

Edhe të tjerë dëshmorë si, Sherif Frangu, Riza Matoshi, Ruzhdi Hyseni, Xhelal Maliqi, Salih Abazi, Salih Maloku, Nesim Dervish Dana dhe Salih Zeka, që ranë në ato demonstrata, sigurisht se rridhnin nga familje patriotike se përndryshe ata rastësisht nuk dolën.
Ndërsa në demonstrata pati mbi 300 të plagosur si Trendelinë Labinishti, Ukshin Ismajli, Nijazi Idrizi, etj,.
Në ato demonstrata askush nuk doli për të bërë numër, as për dekor por për të vdekur dhe këtu qëndron madhështia e tyre.
Dëshmorët të prehen të qetë për sakrificën që bënë për Atdheun e tyre, sepse amaneti i tyre pjesërisht është realizuar dhe shpresojmë se do të realizohet tërësisht.
Të gjallët gjithashtu duhet të jenë krenarë për punën e tyre, sepse edhe kontributi i tyre hodhi themelet e formimit të shtetit të ri të Kosovës Republikë.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Rroftë Republika e Kosovës!
Rroftë Shqipëria!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit në…