Dardanët të gatshëm për Suedinë

27 mars 2021 | 22:13

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para ndeshjes me Suedinë, e cila zhvillohet të dielën në orën 20:45.

Kjo do të jetë ndeshja e parë për Dardanët në kuadër të ciklit kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.

Në stërvitjen e fundit mungoi Valon Berisha, i cili për shkak të lëndimit do të mungojë edhe në duelin e nesërm me suedezët. Përveç tij në dispozicion të Challandes nuk do të jetë as Ibrahim Dreseviq i pezulluar për shkak të kartonit të kuq. Gjatë kësaj stërvitje përzgjedhësi Challandes punoi në aspektin taktik, teksa dha instruksionet e fundit për ballafaqimin me Suedinë.

Ndërkaq, në konferencën për media trajneri i Dardanëve e vlerësoi Suedinë në mesin e 20 ekipeve më të mira, derisa kërkoi kujdes maksimal nga djelmoshat dardanë veçmas në repartin e mbrojtjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
do çojmē përpara reformat dhe investimet. Partitë e vjetra për…