Presheva voton nesër, APN-ja pritet të fitojë sërish

27 mars 2021 | 22:11

do çojmē përpara reformat dhe investimet. Partitë e vjetra për herë të tretë po i ndërprejnë mandatin qeverisës APN por kësaj here nuk do të mund ta bëjnë”, tha kryetari i Preshevës dhe i APN, Shqiprim Arifi.

Ai ka kritikuar veçmas ish partnerin minor me të cilin formoi qeverinë nga zgjedhjet e kaluara Sami Salihu.

“Me çfarë logjike personi që e çoi vendin në zgjedhje në kohë pandemie, ndërpren fushatën me arsyetimin që këta po e bën për shkak të pandemisë. Një hipokrizi e pastër nga një person që dështoi të zgjidhej kryetarë përmes makinacioneve”, theksoi tutje Arifi.

Partia që drejton kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, bëri një fushatë shumë aktive si në terren ashtu dhe në rrjetet sociale. Mesazhi kryesor i tij dhe drejtuesve tjerë të APN-së ishin përurimet e shumta të rrugëve, ujësjellsave, stadiumeve, shkollave, financimet për biznese etj. Të gjitha projektet e prezentuar kishin moton Krejtndryshe.

“Si asnjë komunë tjetër përveç investimeve të shumta kapitale që ia kanë ndryshuar pamjen Preshevës, kemi dhënë gjysmë milioni euro për biznese të reja. Do të vazhdojmë me fazën e dytë të ndihmave”, ka theksuar tutje Arifi, për të shtuar se të gjitha këto u bënë edhe pse mandati ishte i përgjysmuar.

Projektet e realizuar gjatë 3 mandateve që ka qeverisur Preshevën, veç kritikave, ka qenë fokusi edhe i kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa.

“Kemi shetitur derë më derë dhe në cdo pjesë të komunës tonë. Kemi vërejtur nje entuziazëm të paparë tek të gjitha strukturat e popullatës në mbështetje të PDSH. Të gjitha grupmoshave u ka munguar qeverisja e PDSh-së”, theksoi në mesazhin përmbyllës kryetari i kësaj partie, Ragmi Mustafa.

Ai ka potencuar mungesat që sipas tij i ka ndjerë popullata e Preshevës gjatë kësaj kohe, në të gjithë sektorët, dhe kjo do përmisohet me ardhjen në pushtet të PDSh-së.

“Do të investojmë në projekte dhe programe të mirëmenduar për qytetarët”, ka shtuar Mustafa, partia e të cilit në këto zgjedhje kishte slloganin Autokton dhe Krenar.

Nga ana tjetër kryetarja e PVD-së për Preshevë, Ardita Sinani ka premtuar se do të qeverisë krejt ndryshe.

“Kemi ekipin më të mirë dhe përballë kemi mashtrimet e Shqiprim Arifit dhe idetë e vjetra të Ragmi Mustafës. Të votojmë për zgjidhjen e vetme transparente”, ka thënë Ardita Sinani në mesazhin e saj përmbyllës.

Sipas saj, si Ragmi Mustafa si Shqiprim Arifi kanë qeverisur në mënyrë më të keqe dhe kjo do të ndalet ditën e zgjedhjeve.

Përtej propagandës partiake nga të gjitha partitë politike, është më se e faktuar se investimet dhe ndihmat për bizneset kanë qenë shumë më të mëdhaja vitet e fundit.

Ndërsa për punësimet në komunë dhe kryerësit e punëve publike, të gjithë konkurentët janë të njëjtë pasi favorizojnë njerzit dhe kompanit e tyre sapo vijnë në pushtet.

Të gjitha këto arsye kanë çuar që Alternativa për Ndryshim e Shqipërim Arifit të shihet si favorite për të fituar.

Gazetari u njohur shqiptarë në Beograd Idro Seferi, tha se nuk pret ndonjë ndryshim të pushtetit në komunën e Preshevës. Megjithse sipas tij, gara do të zhvillohet mes Shqipërim Arifit dhe Ardita Sinanit.

“Besoj se gara do të jetë e ngusht mes Shqipërim Arifit dhe Ardita Sinanit të PVD-se pasi kandidat e tjerë nuk i shoh si mundësi për të dalë si befasi. Gjithsesi Shqipërimi ka qenë kryetar deri tani dhe ka pasur shumë kritika që punon me ide të papërshtatshme për shqiptarët. Nga ana tjetër ai thotë se ata që kanë udhëheq me Preshevën nuk kanë arritur kurrë të bëjnë dicka”, tha për rtklive gazetari Idro Seferi.

Sipas tij, Preshevarët kur vjen puna te zgjedhjet lokale duken gjithmonë shumë të polarizuar, fakt që reflektohet edhe në jetën e përditshme.

Fatëkeqësisht numri i madh i partive shpesh e ka devalvu idenë se mund të ketë një mendim të përbashkët në gjetjen e një zgjidhje.

“Shqiptarët këtë vit atje e kanë më të rëndin ndër vite pasi ndikimi i COVID-it në ekonominë e Preshevës ndoshta është më i madhi në trojet shqiptare pasi Lugina varet përgjithësisht nga diaspora e cila nuk ka mundur t’i vizitojë.

“Kritika kam pasur shpesh për mënyrën se si nuk janë ndihmuar realisht nga shqiptarët tjerë ose spektri politik në Kosovë dhe Shqipëri historikisht, edhe pse ka lëvizje drejt guximit për të folur dhe për tu përfshirë për Luginën, por më shumë është dhënë mbështetje morale dhe simbolike”, tha tutje gazetari Idro Seferi.

Realisht, ofertat e partive në Preshevë, përjashto APN-në që nuk po lejohet të qeverisë deri në fund, mbeten të varfëra dhe të harxhura.

Ndryshimi i vetëm është pjesmarrja e Armend Aliut, nënkryetar i dikurshëm i APN-së, por që ka vendosur të dalë me parti të veten.

Por duke qenë se ka shumë pak kohë që ka dalë me partin e re, sfidë do mund të bëjë vetëm në zgjedhjet e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci pas dy vazhdimeve ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me…