Çitaku, Bislimit: Silleni si opozitarë rrënues dhe të papërgjegjshëm

24 janar 2024 | 15:37

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besnik Bislimi, ka kritikuar ashpër zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për deklaratat e tij kundër institucioneve të pavarura.

Ajo ka thënë se pushteti është duke u sjellë si rrënues i institucioneve të pavarura të Kosovës.

“Besnik Bislimi, numri dy i qeverisë, përgjegjës për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës dhe përgjegjës për procesin e dialogut me Serbinë, e paska përdorur konferencën për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, për të hedhur helm kundër institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës.  Nëse ai është në gjendje ta bëjë këtë para gazetarëve dhe mediave, imagjinojeni se si i mbron dhe përfaqëson Bislimi interesat e Republikës sonë në takimet private. Në vend së të silleni si liderë dhe përfaqësues të interesave të shtetit dhe qytetarëve – ju silleni si opozitarë rrënues dhe të papërgjegjshëm”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Bislimi para ministrit çek kritikon ashpër sistemimin e drejtësisë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në momentet kur stresi dhe përgjegjësitë e përditshme janë të…