Çitaku i del në mbrojtje Jahjagës: Turpi s’paska kufi!

06 shkurt 2018 | 20:32

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje ish-presidentes Atifete Jahjaga, pasi që ndaj kësaj të fundit është ngritur padi për shpifje nga familja e Shyhrete Berishës.

Çitaku përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”, ka shkruar se është e pabesueshme kjo padi ndaj Jahajgës.

“E pa besueshme! Presidentja Jahjaga ka bërë atë që është dashur ta bëjë secili prej nesh. Ftoj gratë që të vendosim në murin tonë deklaratën e Presidentes në mbrojtje të Shyhretës. Le t’na padisin të gjithave pastaj. Turpi s’paska kufi”, ka shkruar Çitaku.

Ajo më tej ka shpërndarë edhe fjalimin e ish-presidentes Atifete Jahjaga për Shyhrete Berishën.

Shyhrete Berisha, e cila i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, ku iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, pas luftës kishte nisur një betejë gjyqësore për të marrë gjysmën e shtëpisë që ajo pretendonte se i takonte.

Për disa vite ajo u përball në proces gjyqësor me kunetërit e saj, Arben dhe Xhelal Berisha, deri në korrik të vitit të kaluar kur e fitoj rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), në bashkëpunim me Dhomat…