Çitaku: E paprecedentë që një kryeministër t’ia japë vetes luksin të qëndrojë kaq gjatë në ShBA

22 maj 2022 | 14:30

Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), mirëpo produktiviteti i vizitës së kryeministrit Albin Kurti është duke u vlerësuar i zbehtë.

Gjashtëmbëdhjetë ditëshi i kreut qeveritar në ShBA, nga opozita është parë si vizitë studimore dhe pa takime me zyrtarë të lartë amerikanë, ndërsa në shoqërinë civile kërkojë rezultate konkrete nga ky qëndrim maratonik në shtetin aleat të Kosovës.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë për “Kosovapress”, se është e paprecedentë që një kryeministër t’ia jap luksin vetës që të qëndrojë kaq gjatë në ShBA.

Duke e konsideruar si joefikase vizitën e tillë, ajo edhe ka ironizuar me kryeministrin Kurti, për siç ka thënë pëlqimin e tij për shtetin amerikan.

“Vizita e kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë pak përjashtime ka qenë e zbehtë dhe më shumë ka ngjasuar një vizitë studimore, se sa një vizitë zyrtare të një kryeministri. Është e paprecedent që një kryeministër në detyrë t’ia jep luksin vetvetes që të qëndrojë në ShBA një kohë të gjatë për të eksploruar dhe realizuar, po e citojë deputetin e LV-së, ‘ëndrrat e veta’. Kryeministri duhet të ketë agjendë të saktë, konkrete dhe zyrtare. Megjithatë, mua sigurisht më vjen mirë që kryeministrit po i pëlqen Amerika, mirëpo atë mund të vizitosh edhe për pushime. Kryeministri është në detyrë dhe ai duhet të jetë në Kosovë tani”, ka thënë Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trent Alexander-Arnold, ka thënë se Liverpool kanë mentalitet të fitojnë…