Çitaku i reagon Gërvallës: Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përfaqëson Kosovën, jo vetveten

28 prill 2023 | 11:50

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkaura të Amerikës (ShBA) dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar paraqitjen e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit të Organiziatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se në atë tavolinë përfaqësohet vendi, jo vetvetja.

Sipas saj, në atë forum gjithmonë Kosova duhet të jetë e para.

“Në OKB nuk e përfaqëson vetveten. Aty, në atë tavolinë e përfaqëson vendin. Aty gjithmonë Kosova duhet të jetë e para”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi komunal i Mitrovicês Veriore ka marrë vendim për hapjen…