Çitaku kërkon publikimin e emrave të infermiereve që rrahën të moshuarën në Pejë

02 nëntor 2022 | 15:20

Nënkryetarja e PDK-së,  Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj një video të tmerrshme ku shihet një infermiere duke rrahur një grua të moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Çitaku në “Facebook”, ka thënë se ajo nuk ka pasur forcë ta shoh deri në fund këtë video.

Ajo ndër tjerash ka kërkuar që emrat e infermierëve të publikohen dhe tu merret e drejta e punës në institucione shëndetësore si dhe të ndiqen penalisht.

“Nuk pata forcë me e shikuar deri në fund videon në të cilën disa infermiere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë. Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu merret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht. Kriminele”, ka shkruar Çitaku.

E tmerrshme: Infermierja në shtëpinë e pleqve e rrah një të moshuar (video)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK)…