Çitaku, Kurtit: Me të thanë vëlla s’është fyerje, çelësat e shkollave i ke ti në dorë

14 shtator 2022 | 00:00

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Kurti pasi ky i fundit e komentoi në formë nënçmuese formën se si kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ia parashtroi kërkesën e sindikatës për 100 eurot.

Kurti tregoi se si Jasharaj i tha “t’i ndihmojë si vëllaut”, teksa kryeministri siç bëri të ditur ia ktheu se “si vëlla do ta ndihmonte privatisht”, por se sipas tij ka kaluar koha kur të parët e qeverisë ndihmojnë në këtë formë. E Çitaku me anë të një postimi në “Facebook”, ka thënë se t’i thuash dikujt vëlla, nuk është fyerje.

Ajo ka thënë se nëse Kurti e pranon si të tillë, kjo tregon shumë për të.

“Ndërkohë, tendenca me i nda mësueset në një tabor, e prindërit në një tjetër është fyese. Kryeministër, të garantoj që asnjë prej mësuesve nuk i ka fëmijët as në shkolla private, e as në Norvegji”, shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Me të thanë motër, vëlla, nuk është fyerje. Përkundrazi. E me e pranu si fyerje flet vetëm për ty, Albin. Mungesa e empatisë është simptomatike.

Ndërkohë, tendenca me i nda mësueset në një tabor, e prindërit në një tjetër është fyese. Kryeministër, të garantoj që asnjë prej mësuesve nuk i ka fëmijët as në shkolla private, e as në Norvegji.

Ulu, bisedo, gjejë zgjidhje. Çelësat e dyerve të shkollave i keni në dorë ju, kryeministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lehtësimi i kufizimeve nga pandemia ka bërë që jo vetëm…