Çitaku: Njohja nga Serbia, sa më herët aq më mirë

07 shkurt 2018 | 17:27

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku, gjatë raportimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes njohjes reciproke.

Çitaku i ka bërë thirrje Serbisë që sa më shpejt ta njoh Kosovën, sepse sipas saj, pavarësia e Kosovës është fakt i kryer.

“Normalizimi mund të arrihet vetëm përmes njohjes së Kosovës. Sa më shpejt që Serbia ta njoh Kosovën aq më mirë do të ishte për rajonin. Dua të rikonfirmoj se Kosova është e përkushtuar që të vazhdoj dialogun e saj me Serbinë”, ka deklaruar Çitaku.

Fjalimi i Çitakut:

Ka shumë vende anëtare të OKB-së që i kanë dhënë shumë gjëra Kosovës. Nuk mund të mos e përmend udhëtimin e Kosovës deri këtu.

Shpesh pyes veten si do të duket Kosova pas 10 vitesh apo 100, sa kemi qenë të mirë si demokraci, sa mirë kanë përformuar institucionet tona, sa ka evoluar shoqëria jonë.

Tani pas 10 vitesh, Kosova është njohur nga një shumicë dërmuese e vendeve të botës dhe është anëtare e një numri të madh organizatash.

Jemi gjithashtu në dijeni se nuk do t’ia dilnim pa përkrahjen tuaj të palëkundur.

SHBA kanë qenë pranë nesh dhe në kohët tona më të errëta dhe për këtë do t’i jemi mirënjohës gjithmonë.

Sot e falënderoj një njeri, që kur erdhi në Kosovë e gjet vendin në rrënoja, të shkatërruar nga vuajtjet dhe dhimbjet e luftës, por ai ishte iniciatori që t’i bashkojë njerëzit tonë dhe të themelojë OKB në Kosovë.

10 vitet e shtetësisë na kanë mësuar se pavarësia nuk është e mjaftueshme, liria dhe ushqimi në sofër nuk janë të vetmet, neve na duhet arsimi e shumë gjëra tjera.
Shtetësia nuk ka të bëjë vetëm me ndërtimin e shtetit, sektori i OJQ’ve janë po ashtu të rëndësishme për ne dhe janë forcë shtytëse e jona.

Kosova gëzon lirinë më të madhe të fjalës më shumë se shtetet tjera, e kjo është meritë e gazetarëve të Kosovës të cilët nuk përkulen asnjëherë dhe nuk komprometojnë.

Në Kosovë kemi shoqëri civile që vijnë të mobilizohen rreth çështjeve nga lufta, gjykata speciale e deri të ndotja e ajrit.

Derisa institucionet tona mund të kenë mangësitë tyre, e vërteta e pa refuzueshme është se shoqëria jonë duhet menjëherë të reagojë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Pavarësisht asaj që ka ndodhur të kaluarën, vrasja e Ivanoviciq nuk ka nxitur urrejtje, përkundër saj, kosovarët dhe serbët janë pajtuar se krimi në veri duhet të fajësohet.
Ne nuk do të lëmë kurrë këtë rast pa u zbardhur derisa kryesit e krimit të sillen para drejtësisë.

Sa i përket Gjykatës Speciale, Kosova ka një numër rekord të pashkollimit.

Ajo që dihet është se asnjë shqiptar i Kosovës nuk ka menduar t’i ik drejtësisë, e është fakt se më shumë janë ndjek nga drejtësia serbë se sa shqiptarë.

Asnjë gjykatë nuk mund të rishkruajë historinë apo të imponojë moral, shtypësi dhe i shtypuri janë të definuar në historinë tonë.

Njerëzit dëshirojnë drejtësi dhe askush nuk do ta shfuqizojë atë gjykatë.
Kosova kërkon llogari çdo ditë nga të zgjedhurit e saj, Kosova nuk është një parajsë, ka akoma shumë sfida para saj.

Për çdo mangësi institucionale ka një storie suksesi, qytetari që shkon përkundër pritjeve dhe kufijve, ka shumë për t’u bërë akoma në Kosovë, ka klasë të stërngarkuara, ka njerëz me shumë të arritura.

Kosova ka shumë pengesa para saj, është Majlinda Kelmendi që më bën të shpresoj
Ajo është aty për të na ngritur vullnetin tonë, ajo me tjerat luftojnë për drejtësi dhe norma sociale, ato guxojnë të ëndërrojnë.

Sot po takohemi një ditë pasi BE publikoi strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, ajo që u tha qartë është se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet dhe të kenë marrëveshje ligjore.

Më shumë se kurdoherë është e qartë se një status quo nuk do të thotë normalizim.
Sa më herët që Serbia e njeh Kosovën do të jetë aq më mirë për regjionin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatkeqësisht portofoli nuk ta lejon ndonjëherë dhe dëshirat janë ë…