Çitaku: Nuk janë vetëm individët në Hagë, por është UÇK-ja

24 qershor 2021 | 22:48

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se është gabim i rëndë të thuhet se vetëm individ të UÇK janë në Hagë, sepse atje është vet UÇK-ja.

Çitaku ka qenë kritikuese ndaj atyre që kanë thënë se vetëm individ të Ushtrisë Çlirimtare janë në Hagë, por që atje është e tërë UÇK-ja.

“Kushdo që thotë që UÇK nuk është në Hagë, por janë individët, gabon rëndë, sepse atje është UÇK-ja”, ka thënë Çitaku.

Ish-ambasadorja ka komentuar edhe deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në lidhje me UÇK dhe prezantimet e saj jashtë Kosovës.

Çitaku tha se nuk e njeh personalisht Gërvallën, por se këto deklarata nuk duhet të thuhen nga një përfaqësuese, pasi që sipas saj problemet e brendshme duhet të mbahen brenda Kosovës, dhe jo të dalin jashtë.

“Nuk e njoh personalisht zonjën Gërvalla, nuk e kam takuar asnjëherë, e njoh vetëm sa e kam parë në prezentimet publike. Ministrja e Punëve të Jashtme, duhet ta kuptoj që betejat tona të brendshme politike duhet t’i mbajmë brenda. Jashtë ministri, ambasadori përfaqëson pozitën dhe opozitën, shtetin e Kosovës, vizionin që kanë qytetarët për të ardhmen e tyre. Madje mund të dalësh edhe qesharak, Nuk i intereson askujt as në Uashington, as në Bruksel, e as në Londër, askujt nuk i intereson realcioni mes minsitressë jashtme dhe liderit të një partie në Kosovëe ose edhe një personi tjetër cfarëdo fgunksioni që ka ai. Nuk ka qenë në rregull, ka qenë gabim nga ministrja, mirëpo shpresoj që këto gabime të mos përsëriten’’, tha Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, ashtu si…