Çitaku: Pa një zor të madh kupola e shtetit s’do ta mbronte Martin Berishajn

13 janar 2023 | 14:48

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka komentuar edhe njëherë raportimet e medieve sllovene dhe së fundmi edhe atyre të Kosovës për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Po e përsëris, pa një zor të madh nuk ngritët krejt kupola e shtetit me i dalë në mbrojtje Martin Berishajt”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se është e bindur se të shërbyerit si ambasador, është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj.

“Jam e bindur se të shërbyerit si ambasador, është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj, e për të cilën mendon Albin Kurtit”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të 30-vjetorit të…