Çitaku për asociacionin: ShBA-ja është konsistente, Kurti nuk është

26 tetor 2023 | 11:16

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar qasjen e vazhdueshme të Vetëvendosjes ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Çitaku ka thënë se ShBA-ja gjithmonë ka mbështetur një Asociacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ajo ka thënë se ShBA-ja është konsistente ndërsa Kurti nuk është.

“ShBA-ja gjithmonë ka mbështetur një asociacion në përputhje me Kushtetutën. Me një kërkim të shpejtë në internet i gjeni dëshmitë. ShBA-ja është konsistente, Albin Kurti nuk është. Mbi një dekadë e humbur në pellgun e helmit dhe urrejtjes që pamëshirshëm u voll nga eksponentët e LV-së për secilin që mendonte ndryshe”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në mbledhjen e radhës…