Çitaku për sulmet e pushtetarëve ndaj prokurorëve dhe gazetarëve: Këta duan të sundojnë

25 maj 2023 | 11:48

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka komentuar sulmet e qeveritarëve ndaj prokurorëve, gazetarëve apo sindikalistëve, në raste e kohë të caktuar.

Sipas saj, këto sulme të vazhdueshme janë dëshmi e vrazhdë e mendësisë totalitare të tyre.

“Sulmet e vazhdueshme të qeverisë kundër emrave të përveçëm, prokurorëve, gazetarëve, sindikalistëve, janë dëshmi e vrazhdë e mendësisë totalitare të tyre. Këta nuk duan të qeverisin. Duan të sundojnë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Ajo e ka quajtur nënshtrim ose stigmatizim deklaratën e mbrëmshme të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila duke komentuar situatën e kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufaj është shprehur se ai “e ka bishtin e zënë me dere”

“Ose nënshtrim, ose stigmatizim. Rrugë tjetër nuk ka në mendësinë e tyre. Deklarata e djeshme e Ministres së Drejtësisë është në këtë frymë”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Simone Inzaghi është kthyer në specialist për të fituar Kupën…