Çitaku përkujton Fehmi Aganin: Ishte ndërtues urash me mendje briliante

06 maj 2022 | 11:47

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka përkujtuar nënkryetarin shumëvjeçar të LDK-së, Fehmi Agani, i cili është vrarë nga forcat serbe në vitin 1999.

Çitaku ka thënë se veprimtaria e Aganit kishte një rol udhëheqës në rezistencën paqësore të shqiptarëve.

“Më 6 maj 1999 forcat e sigurisë serbe ekzekutuan profesor Fehmi Aganin. Agani ishte një ndërtues natyral i urave, i bekuar me një mendje briliante dhe një zemër të pastër. Ai luajti një rol udhëheqës gjatë rezistencës sonë paqësore në vitet 1990”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara e akademive ndërkombëtare është garë vjetore dhe marrin pjesë…