Çitaku: Qeveria e Kosovës po i përçan shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

11 prill 2024 | 11:24

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas përplasjeve të fundit në mes të zyrtarëve të qeverisë dhe partisë së Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut.

Çitaku ka akuzuar qeverinë Kurti se është duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës. Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte. Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën. Dy dekada pas, shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë. Janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre. E çka bënë kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përçarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar. Seç e ka një mosdurim kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së. E turpshme. E mjerë. E rrezikshme”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka shënuar fitore ndaj Paris Saint-Germainit, me rezultat 3-2,…