Kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së, ka reaguar për keqperdorimin e fëmijëve në fushatë nga Kurti. Konkretisht, në një rast Kurti në Vushtrri duke ia dhënë fjalën një vajze të vogël e cila mallkonte politikanët e tjerë me fjalët, “ju vraftë Zoti e Allahu’. Për Çitakun kjo është e paparanueshme.
E plotë:
E neveritshme. E papranueshme.
Fëmijët duhet të jenë të mbrojtur nga politika, jo të përdoren si mjete propagande në tubime partiake.
“Albin baba”. Ky që paraqitet si intelektual, progresiv e i emancipuar, merr një fëmijë në skenë dhe e bën pjesë të lojërave të tij politike. Në vend se ta mbrojë nga politika, e përdor për politikë.
Fëmijët nuk janë rekuizita fushate. Nuk janë instrumente për kultin e individit. Nuk janë mjet për të prodhuar emocione apo duartrokitje.
Paramendojeni për një moment sikur një gjë të tillë ta kishte bërë dikush tjetër.
Fëmijët duhen lënë jashtë betejave politike. Gjithmonë.