Çitaku ‘thumbon’ Kurtin për raportet me ShBA-në: Imagjinojeni, Hashim Thaçi nga malet e Pashtrikut ka lidhur aleancë me NATO-n

21 shtator 2025 | 14:09

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për qasjen e tij ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka thënë se për raportet me Amerikën më shumë ka bërë Hashim Thaçi nga malet e Pashtrikut.

“Çka nuk është normale është, kaosi kriza izolimi në të cilën e ka futur Kosovën kjo kastë politike. E paimagjinueshme që 26 vjet pas luftës, Kosova të jetë e ndëshkuar dhe e penalizuar nga aleatët e saj e tërë kjo për shkak të qasjes të papërgjegjshme e aventureske të Albin Kurtit. Nuk ka ndërhyrë Amerika në Kosovë për të na bërë vend  të dështuar e të izoluar. Imagjinojneni Hashim Thaçi nga malet e Pashtrikut ka lidhur aleancë me NATO-n e tani e edhe tani nga burgu i Hagës e solli Amerikën në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së. Çka bëri Albin Kurti? Albin Kurti e ka gjetur në tavolinë nga komoditeti i zyrës së kryeministrit, suksesshëm ka arritur të rrënojë aleanca të shumta të cilat janë ndërtuar me shumë gjak, mund, sakrificë por edhe mençuri”, është deklaruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tash e mbi një muaj, i dyshuari kryesor për vrasjen…