City, 100 milionë euro për Skriniarin

24 mars 2019 | 18:42

Skuadra e Manchester City duket se nuk do t’i ndalë shpenzimet as në afatin kalimtar të verës.

Pep Guardiola është i vendosur ta përforcojë ende fazën defensive dhe tashmë duket se është mësuar emri i pëlqyer nga ai. Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Manchester City po përgatit një ofertë 100 milionëshe për Milan Skriniar.

Skriniar është kërkuar edhe nga rivalët lokalë të ‘citizens’, Manchester United, por oferta e tyre ishte refuzuar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e Priyanka Chopra në “baby shower”-in e Meghan Markle…