City, 86 milionë euro për Iscon

19 dhjetor 2018 | 07:11

Nën drejtimin e trajnerit Santiago Solari, Isco është kthyer në një lojtar stoli gjatë javëve të fundit.

Mesfushori i përfaqësueses spanjolle është i pakënaqur, dhe kjo u pa në ndeshjen e fundit të Real, ku u konfrontua edhe me tifozët e klubit. Këtë situatë kërkon ta shfrytëzojë klubi i Pep Guardiolas, Manchester City.

Sipas portalit anglez “The Sun”, Qytetarët i kanë bërë një ofertë të majme “Los Blancos” për fantazistin. Klubi i Premier Ligë thuhet t’i ketë ofruar 86 milionë euro kampionëve të Evropës, një shifër interesante që me siguri do të konsiderohet nga Real. Gjithsesi, klauzola e lirimit të lojtarit spanjoll është 700 milionë euro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arjanet Muriqi ia ka siguruar…