City e bëri ‘horë’ Chelsean

10 shkurt 18:53

Kampionia aktuale e Premier Ligës, Manchester City e bëri “horë” skuadrën e Chelseat, pasi e mposhti me rezultat 6-0.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ishte më e mirë nga fillimi e deri në fund të ndeshjes, kurse skuadra e Chelseat e regjistron paraqitjen më të dobët në këtë edicion garash. Tre gola në këtë ndeshje i shënoi Sergoi Aguero, dy tjerë i shtoi Raheem Sterling dhe një Ilkay Gundogan.

Të dielën fitore në Premier Ligë ka shënuar edhe skuadra e Tottenham Hotspur, pasi e mposhti Leicester Cityn me rezultat 3-1.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara