City e fiton derbin ndaj Liverpoolit

03 janar 2019 | 23:00

Manchester City ia ka shkaktuar humbjen e parë në sezon Liverpoolit për të nxehur garën për titull në Premier Ligë.

Në kuadër të xhiros së 21-të, ekipi i Pep Guardiolas mposhti 2 me 1 Liverpoolin e Jurgen Kloppit.

Sergio Aguero hapi serinë e golave në minutën e 40-të. Roberto Firmino barazoi gjithçka në të 64-ën, para se Leroy Sane tetë minuta më vonë të shënonte për fitoren e “Qytetarëve”.
Liverpooli mbetet lider në tabelë me 54 pikë, ndërsa City afrohet në 50 pikë në pozitën e dytë. Tottenhami është i treti me 48 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në darkën e organizuar nga kryetari i Komunës së Drenasit,…