City insiston në pafajësi

19 shkurt 2020 | 18:19

Shefi-ekzekutiv i Manchester Cityt, Ferran Soriano ka thënë se akuzat se Manchester City ka bërë shkelje serioze të rregullit të Fer Plejit Financiar të UEFA-s janë thjeshtë të pavërteta.

Të premten, kampioni i Anglisë u suspendua për dy vite nga Liga e Kampionëve dhe u gjobit me 30 milionë euro.

Manchester City ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS).

“Tifozët mund të jenë të sigurt për dy gjëra. E para është se akuzat janë të pavërteta. E dyta është se do të bëjmë çdo gjë që mundemi për të dëshmuar këtë”, ka thënë Soriano në faqen zyrtare të Cityt. “Përfundimisht bazuar në përvojën tonë dhe kuptimin, kjo duket se ka më pak të bëjë me drejtësi e më tepër me politikë. Shpresa ime më e madhe është se do të përfundojmë para se të nisë vera dhe deri atëherë, është punë si zakonisht”.

Ekspertët ligjor sportiv kanë bërë të ditur se Manchester City mund të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve stinorin e ardhshëm, nëse kërkon që CAS të ngrijë vendimin e UEFA-s deri në një vendim përfundimtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi sot ka qëndruar në familjen e atdhetarit…