City, klubi më i pasur në botë

05 janar 2018 | 11:58

Manchester City është klubi i futbollit më i pasur në botë. Në këtë përfundim del një studim i “Soccerex Football Finance 100”, që klasifikon 100 shoqëritë e futbollit më të forta ekonomikisht.

Në vend të dytë është Arsenali, ndërsa PSG i treti. Befason në vendin e katërt një klub joevropian, pikërisht Guangzhou Evergrande i Kinës, më pas vijnë Tottenham, Real Madrid dhe Manchester United, raporton “SS”. Juventusi është klubi i vetëm italian në 10-shen më të mirë, që kompletohet nga Chelsea dhe Bayern Munchen. Vetëm vendi i 13-të për Barcelonën, ndonëse “blaurganat” kanë një ndër skuadrat më të forta në planet.

Kjo renditje publikohet në fillim të çdo viti që nga 1995-a nga “Soccerex”, që përveç të të ardhurave merr në konsideratë edhe 5 faktorë të tjerë: vlerën e futbollistëve, pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme (si depozitat bankare), potencialin e investimeve të pronarëve (përfshihet edhe pasuria e pronarit) dhe në fund borxhet neto.

Lista e klubeve

1. Manchester City (Angli)
2. Arsenal (Angli)
3. Paris Saint-Germain (Francë)
4. Guangzhou Evergrande (Kinë)
5. Tottenham (Angli)
6. Real Madrid (Spanjë)
7. Manchester United (Angli)
8. Juventus (Itali)
9. Chelsea (Angli)
10. Bayern M. (Gjemani)
11. Zenit (Rusi)
12. Liepzig (Gjemani)
13. Barcelona (Spanjë)
14. LA Galaxy (USA)
15. Atletico Madrid (Spanjë)
16. Liverpool (Angli)
17. Borussia Dortmund (Gjemani)
18. Olympique Lyon (Francë)
19. Monaco (Francë)
20. Leicester (Angli)
21. Bayer Leverkusen (Gjermani)
22. Shakhtar Donetsk (Ukrainë)
23. New York Red Bull (USA)
24. Seattle Sounders (USA)
25. New York City (USA)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmëstrajneri i KF Istogu, Mehdi Arifaj, është larguar nga kjo…