GJITHMONË DITËLINDJE KA HEROI I KUVENDIT TË KOSOVËS NË PRIZREN – TRIBUNI I KOMBIT, RAMIZ CËRNICA
Ka njerëz që lindin një herë dhe jetojnë sa u lejon koha!
Por ka burra që lindin për çdo brez dhe jetojnë sa vetë historia!
I tillë ishte Ramiz Cërnica!
Ai nuk hyri në histori me forcën e armës, por me forcën e fjalës, të bindjes dhe të qëndrimit!
Në kohë të rënda për fatin e Kosovës, në Kuvendin e Prizrenit 8 Korrik të vitit 1945, Ai ngriti zërin në mbrojtje të së drejtës së popullit shqiptar dhe kundërshtoi hapur aneksimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!
Ky qëndrim e bëri Simbol të guximit politik dhe të ndërgjegjes kombëtare!
Ramiz Cërnica mbetet Tribun i Kombit, sepse e kuptoi se populli pa zë humbet të drejtën, ndërsa populli me kujtesë mbetet i pavdekshëm!
Lavdi jetës dhe veprës së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
I përjetshëm kujtimi për Heroin e Kuvendit të Kosovës në Prizren, birin e madh të Cërnicës dhe të kombit shqiptar!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 25 Maj 2026!



