City konfirmohet lider i grupit, s’gabojnë Liverpooli dhe Reali

24 nëntor 2021 | 23:00

Manchester City konfirmohet si lider në grupin e saj duke marrë një fitore të madhe 2-1 me përmbysje ndaj PSG. Skuadra pariziene do të kalonte e para në avantazh me Mbappe, por Sterling dhe Gabriel Jesus do të përmbysnin gjithçka në harkun e pak minutave. Ndeshje për t’u harruar për Messin që nu la gjurmë, ndërkohë që PSG siguroi kualifikimin pas fitores 5-0 të Leipzig ndaj Club Brugge.

Real Madridi bëri detyrën në Moldavi, duke shkatërruar në shifrat 3-0 skuadrën e Sheriff Tiraspol. David Alaba zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të, ndërkohë që Toni Kroos dyfishoi rezultatin në shtesë. Në fillimin e fraksionit të dytë Benzema do të vuloste fitoren që e ngjit sërish Realin në krye me 12 pikë, dy më shumë se Interi, që u kualifikua për në fazën tjetër.

Dortmundi pësoi një humbje shokuese 1-3 në transfertën ndaj Sportingut, duke u eliminuar nga Championsi. Dy golat e Pedro Gocalves dhe një nga Porro vulosën suksesin e ekipit portugez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan ka arritur të marrë një fitore të artë…