City nuk heq dorë nga transferimi i Kane

21 shtator 2021 | 11:53

Harry Kane ishte objektivi kryesor i Manchester City gjatë merkatos së verës.

“Qytetarët” dolën hapur duke shprehur pëlqimin e tyre për kapitenin e Tottenham Hotspur, pranuan publikisht se ishin në tratativa por në fund ishte bosi i “gjelave” që vendosi veton duke i thonë “jo” çdo ofertë të ardhur nga City.

Pavarësisht këtij fakti, drejtuesit e klubit të Machester City nuk kanë ndërmend të ndalen, sipas ESPN, me hapjen e merkatos së janarit do të tentojnë sërish të transferojnë sulmuesin anglez.

Gjithnjë sipas ESPN këtë periudhë po punojnë për të përpiluar ofertën e duhur për të joshur bosin e Tottenham pasi me lojtarin kanë gjetur akordin prej kohësh. Pep Guardiola kërkon me insistim një qendërsulmues dhe Kane është profili i duhur që plotëson shijet e teknikut spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti Gani Geci ka komentuar zhvillimet e fundit në veri…