City – Real, sonte përcaktohet finalisti i dytë

17 maj 2023 | 11:09

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi dhe Manchester City do të përballen sërish sonte (e mërkurë) në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve në “Etihad” për ta përcaktuar fituesin e kësaj përballje dhe kualifikimin në finalen e madhe. Vinicius Junior i kaloi në epërsi vendasit, ndërsa rezultatin e barazoi Kevin De Bruyne.

Trajneri Pep Guardiola ka thënë se City është e vetmja në Evropë që po lufton për tre trofetë. Ai ka thënë se synim është kualifikimi në finalen e Ligës së Kampionëve. “Jemi e vetmja skuadër në Evropë që luftojmë për të gjitha kompeticionet. Jemi në finalen e Kupës kundër Unitedit dhe në fund të Premierë Ligës në rrugën e duhur. Por të luajmë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në shtëpi, përpara njerëzve tanë dhe duke u përpjekur për të arritur në finale, është një arritje e jashtëzakonshme”, ka thënë Guardiola.

Në këtë ndeshje në dyshim për Cityn është mbrojtësi Nathan Ake, në anën tjetër Real Madridi është i kompletuar për këtë ndeshje. Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, fillimisht është shprehur i kënaqur se skuadra e tij është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe se të gjithë lojtarët janë të gatshëm. “Për mua është e rëndësishme që skuadra bëri mirë punën e saj dhe tani mbërrijmë në gjysmëfinalen e kthimit në Ligën e Kampionëve me të gjithë lojtarët të gatshëm dhe pa probleme. Kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Ancelotti.

Formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson; Walker, Dias, Akanji; Stones, Rodri; Silva, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Alaba; Kroos, Camavinga, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr.

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dal me…