City sërish e shkatërroi Arsenalin

01 mars 22:41

Manchester City pasi e mposhti Arsenalin në Kupë, të njëjtën gjë e bëri edhe sonte në kuadër të Premier Ligës (0-3).

Skuadra e Arsenalit ku luajnë dy shqiptarët: Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi ka qëndruar edhe pesëmbëdhjetë minuta, kurse Bernardo Silva realizoi për 0-1.

Golin e dytë e shënoi David Silva (28’), ndërsa për 0-3 u përkujdes  Leroy Sane, i cili realizoi në minutën e 33-të. Në pjesën e dytë vendasit e patën mundësinë të shënojnë golin e nderit, por  Pierre-Emerick Aubameyang dështoi nga penalltia dhe rezultati final mbeti ai i pjesës së parë 0-3.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pranuar kallëzim penal ndaj ish-kryetarit…