‘Çkapja e gjyqësorit’, Kurti ankohet sërish se opozita po i ‘pengon’ me Gjykatën Kushtetuese

23 maj 2023 | 13:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e parë të punës për hartimin e strategjisë shtetërore kundër korrupsionit, ka thënë se duan etablim të shoqërisë që tregon zero tolerancë ndaj korrupsionit, ryshfetit dhe kontratave në këmbim të parave.

Kurti ka thënë se indeksi “Transparency International” është tregues i mirë i luftimit të korrupsionit.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se lufta e qeverisë ndaj këtij fenomeni ka ndikuar edhe në rritjen e ekonomisë.

I pari i qeverisë ka deklaruar se duhet të krijohet ambient ku gjyqtarët e prokurorët të zhveshën nga ndikimi politik dhe të marrin vendime në bazë të përgatitjes profesionale.

“Ne kemi treguar që zyrtari publik punon për t’i shërbyer qytetarëve e jo për t’u pasuruar për vete. Gjatë qeverisjes dyvjeçare kemi treguar rezultate të prekshme në luftimin e krimit dhe kontrabandës që ka rezultuar në arrestimin e mbi 3200 personave, prej të cilëve mbi 300 janë zyrtarë publikë, dhe 38 të arrestuar vetëm në rastin e subvencioneve”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se reformën po e vazhdojnë me veting të pozitave të larta në sistemin gjyqësor e prokurorial dhe luftim të pasurisë së pajustifikueshme me Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë.

Ai ka thënë se “vonimi i rezultateve që me këto mjete të fuqishme kundër korrupsionit zyrtar mund të numëroheshin edhe sot, bie në përgjegjësinë e partive opozitare që mbështjellin pengimin e çdo reforme me adresim te Kushtetuesja”.

“Korrupsioni ka lënduar shoqërinë tonë për një kohë të gjatë, duke minuar demokracinë dhe progresin tonë si shtet. Por sot jemi mbledhur për të përmbushur besimin që na është dhënë. Është detyrë e jona që përmes reformës institucionale ta ruajmë pasurinë shtetërorë dhe buxhetin e shtetit e duke krijuar infrastrukturë ligjore për zbulimin e përfituesve të fondit. Duhet të kthejmë vëmendjen nga prokurimi publik dhe të sigurohemi që çdo kompani e papërgjegjshme të vihet në listë të zeza. Jemi të obliguar të krijojmë ambient ku sistemi gjyqësor e prokurorial zhveshët nga çdo lloj ndikimi politik dhe vepron vetëm në bazë të ndërgjegjes personale dhe përgatitjes profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit në bazë të të cilit edhe gjykohet nga publiku”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superylli i Los Angeles Lakers, LeBron James mund të ketë…