Clark tregon se si duhet të veprojë NATO ndaj agresionit rus në Ukrainë

26 janar 2022 | 12:24

Ish-komandanti suprem i NATO-s në Evropë, Wesley Clark, ka folur për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe ka treguar se si duhet të veprojë ShBA-ja dhe NATO-ja.

Clark, i cili ka udhëhequr bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi, ka deklaruar  se ShBA-ja duhet të ndërmarrë hapa ndaj agresionit rus.

“ShBA duhet të shfaq evidencë në Kombet e Bashkuara dhe të marrë vullnetin e shteteve të botës për të ndalur kërcënimin e agresionit rus”, ka thënë Clark për “USAtoday”, transmeton Gazeta Express.

Clark shpjegoi se situata në Ukrainë është e rëndësishme për amerikanët.

“Ajo që Rusia dëshiron të bëjë është të përdorë ushtrinë e saj për të luajtur politika të pushtetit dhe për të shtypur shtetet e pavarura, për t’i marrë ato dhe për t’i bërë ato shtete vasalë, për t’i bërë ato shtete satelitore”, tha Clark.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë protesta e…