Clarku, Walkeri dhe Kouchneri pritet të dëshmojnë pro Thaçit në Speciale

03 nëntor 2022 | 11:29

Wesley Clark, Bernard Kouchner, William Walker janë vetëm disa nga emrat që do të dëshmojnë pro ish-presidentit Thaçi në Gjykatën Speciale.

Lajmin e ka bërë me dije avokati i Thaçit, Gregory Keohe, i cili ka bërë parashtresë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Krahas të lartpërmendurve, si dëshmitarë të mbrojtjes janë edhe Steve Bennet, Jock Covey, Michael Durkee dhe Daan Everts.

Keohe ka thënë se të gjithë këta dëshmitarë janë në moshë të shtyrë, andaj ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake të marrë masa për marrjen në pyetje të tyre qysh tani, dhe depozitimin e dëshmive të tyre.

“Në bazë të rregullës 99, mbrojtja e Hashim Thaçit (njofton për qëllimin e saj për të kërkuar që gjyqtari paraprak të marrë ‘masat e nevojshme’ për të ‘marrë’, ‘shqyrtuar’ dhe ‘testuar’ dëshmitë nga 9 dëshmitarët ndërkombëtarë, provat e të cilëve janë vendimtare për çështjen e mbrojtjes dhe ‘mund të mos jenë të disponueshme më pas në gjyq”, ka thënë Keohe në parashtresën që e ka parë “lajmi.net”.

“Këta 9 dëshmitarë janë në moshë të shtyrë – nga 77 deri në 88 vjeç dhe me shkallë të ndryshme shëndetësore. Rrjedhimisht, ekziston një rrezik shumë real që provat e tyre ‘mund të mos jenë të disponueshme më pas në gjykim’ ose të paktën deri në momentin që prokuroria të mbyllë çështjen e saj dhe fillon çështja e mbrojtjes. Prandaj, në bazë të rregullës 99, ekziston nevoja për një mundësi unike hetimore (të ngjashme me një depozitë) siç përcaktohet më poshtë për secilin prej këtyre 9 dëshmitarëve, për të siguruar ruajtjen e provave të tyre përpara se të fillojë gjykimi”, është thënë në parashtresën e avokatit të  Thaçit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egzona Brava shpall të pavlefshme diplomën Sh.M.L “Dardania” Hani i…