Clintoni shkruan për vizitën në Shqipëri: Ka qenë nder të punoj me shqiptarët

05 korrik 2023 | 08:46

Bil Clinton, ish-presidenti amerikan, ka shkruar pas vizitës që kishte në Shqipëri të hënën.

Ai ka thënë se ka qenë nderi i tij që ka punuar me shqiptarët ndër këto vite.

“Faleminderit nga zemra kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im që punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Clinton në Twitter.

Ai e ka falënderuar kryeminsitrin Edi Rama për mirëpritjen.

Clintoni në Shqipëri ka folur edhe për situatën në veriun e Kosovës. Ai ka kërkuar që “kjo marrëzi” të ndalet.

Bill Clinton on Twitter: “My heartfelt thank you to Prime Minister @ediramaal and the people of Albania for an evening I will never forget. It has been my honor working with you for so many years to strengthen the bonds of friendship between our countries and build a better world for all. https://t.co/Ie15cwkC5r” / Twitter

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania…