Clippersat dhe Denveri ‘kërcënojnë’ Lakersat, fiton Toronto

06 shkurt 2020 | 14:02

Skuadra e Clippersave, falë 23 pikëve të George dhe 23 të Shamet, shënoi fitoi me rezultat 128-111 ndaj Miamit.

Mysafirët luajtën më mirë në pjesën e parë (Jones 25 pikë e 11 rebound), por në të dytën erdhi përmbysja e ekipit kalifornian, që e meritoi fitoren (24 tripikësha, rekord për Clippersat). Fiton edhe Denveri me rezultat 98-95 kundër Utah Jazz, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Të dyja skuadrat e kërkuan fitoren, por në fund triumfoi Nuggets, ku u dalluan Murray me 31 pikë dhe Jokiq me një “triple double” (30 pikë, 21 rebound e 10 asistime).

Fitore në sekondat e fundit për kampionët e Torontos, që e mposhtën me rezultat 119-118 Indianan, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Indiana u shkëput deri në 18 pikë (Brogdon 24 pikë), por në fund erdhi përmbysja e ekipit kanadez me Lowry (32 pikë e 10 asistime), Ibaka (30 pikë) e Siakam (25 pikë).

Pa probleme fitore ka arritur Bostoni, që e mundi me shifrat 116-100 Orlandon (Tatum 33 pikë), ndërsa Oklahoma triumfoi 109-103 ndaj Clevelandit (Schroder 30 pikë). Surprizon Memphisi, që falë një loje të mirë kolektive (6 lojtarë mbi 13 pikë) mundi 121-107 Dallasin (Porzingis 32 pikë). /Telesport/

Rezultatet

Detroit – Phoenix                     116-108
Boston – Orlando                     116-100
Brooklyn – Golden State         129-88
Toronto – Indiana                    119-118
Minnesota – Atlanta                120-127
Oklahoma – Cleveland            109-103
Dallas – Memphis                    107-121
Utah Jazz – Denver                  95-98
Clippers – Miami                      128-111

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë vdekur pasi një tren i shpejtë doli…