Clippersat dhe Houstoni bëjnë detyrën, Toronto kërkon ‘play-off’-in

19 nëntor 2019 | 12:18

Skuadra e Houstonit ndjek ritmin e Lakersave në Konferencën e Perëndimit, duke fituar 132-108 ndaj Portlandit, duke konsoliduar vendin e dytë.

Ndeshje e dominuar nga ekipi teksan, ku u dallua Hardeni me 36 pikë, mbështetur nga Westbrooki me një “triple double” (28 pikë, 13 rebound e 10 asistime). Për Houstonin u dallua edhe Capela me 22 pikë e 20 rebound. Fiton edhe skuadra e Bostonit, që mundi 99-85 Phoenix jashtë fushe. Tatum me 26 pikë e 14 rebound ishte lider në fushë për ekipin e Celtics.

Mirë po paraqitet edhe ekipi i Clippersave, që në sekondat e fundit fitoi ndeshjen me 90-88 ndaj Oklahomas. Ndeshje me rivalitet, ku diferencën e Harrell, me 28 pikë e 12 rebound edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli. Fitore të rëndësishme arriti edhe skuadra e Dallasit ndaj San Antonios (117-110), me Donqiq që realizoi 42 pikë, 11 rebound e 12 asistime. Pa probleme fitojnë edhe kampionët e Torontos, që e shpartalluan Charlotte (132-96). /Telesport/

Rezultatet

New York – Cleveland   123-105
Brooklyn – Indiana        86-115
Toronto – Charlotte       132-96
Chicago – Milwaukee     101-115
Houston – Portland        132-108
Dallas – San Antonio      117-110
Phoenix – Boston            85-99
Utah Jazz – Minnesota   102-112
Clippers – Oklahoma       90-88

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Shtetit e gjatë 24 orëve të fundit ka…