Clippersat rikthehen te fitorja, Boston dominon në Lindje

08 nëntor 2019 | 13:49

Clippersat mposhtin 107-101 Portlandin, duke u ngjitur në vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit. Ekipi nga Los Angelosi vuajti shumë ndaj miqve, duke triumfuar vetëm në minutat e fundit.

Diferencën e bëri Leonard, që realizoi 27 pikë e 13 rebound, mbështetur edhe nga Lou Williams me 26 pikë. Fitore shënoi edhe Miami, që mundi 124-108 Phoenixin jashtë fushe. Jimmy Butyler me 34 pikë ishte lider në fushë për Miami, mbështetur edhe nga Dragiq me 25 pikë, raporton “Telesport”.

Në Lindje, në krye të renditjes ndodhet skuadra e Boston, që sot fitoi 108-87 ndaj Charlotte, suksesi i gjashtë radhazi për Celtics, që po surprizojnë këtë sezon deri më tani. Miqtë zhvilluan një ndeshje të mirë, ku triumfuan falë 23 pikëve të Tatum dhe 20 pikë e 10 rebound të Hayward. Skuadra e San Antonio, falë 39 pikëve të LaMarcus Aldridge, mposhti 121-112 Oklahoma, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë.

Rezultatet

Charlotte – Boston                       87-108
San Antonio – Oklahoma           121-112
Phoenix – Miami                         108-124
Clippers – Portland                    107-101

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka përshkruar kritikën e Emmenuel…