‘Çmendën’ kafedashësit, paguajnë 75 dollarë për një filxhan

16 maj 2019 | 11:32

Një zinxhir lokalesh në jug të Kalifornisë ka thyer rekord duke çuar çmimin në 75 dollarë për një filxhan kafe.

“Klatch Coffee Roasters”, që ndodhet në Los Anxhelos dhe San Francisko, e shet aktualisht një kafe me çmim kaq të lartë.

Kjo ka ardhur si “bombë” për personat që konsumojnë vazhdimisht kafe, të cilët e blejnë një filxhan Starbucks për gjashtë dollarë.

Ka një arsye përse kafeja është kaq e shtrenjtë. Klatcsh është i vetmi në Shtetet e Bashkuara që shet kafe “Elita Geisha” e cila është në sasi të limituar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leroy Sane mund të largohet nga skuadra e Manchester Cityt…