‘Çmendet’ LeBron James – ‘Double-double’ me 56 pikë për ta mposhtur Golden State

06 mars 2022 | 14:29

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, ka bërë një ndeshje spektakolare përballë Golden State Warriors.

Ikona e NBA regjistroi “Double-double” në fitoren 124:116 të Lakers përballë Golden State.

“Mbreti James” ka kontribuar me 56 pikë në këtë ndeshje, duke shtuar edhe 10 kërcime e tri asistime.

James është ndihmuar edhe nga Russell Westbrook, i cili ka shtuar 20 pikë, si dhe Carmelo Anthony me 14 sosh.

Malik Monk e Austin Raves kanë shënuar po ashtu pikë dyshifrore, me 12 respektivisht 10.

Lakers vazhdojnë të ndjekin rekordin që do t’iu siguronte një vend në “Play Off”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Stephen Mokoka i Afrikës së Jugut, i cili nuk kishte…