‘Çmendet’ PSG-ja, gati 100 milionë euro për yllin e Aston Villas
14 prill 2026
| 11:14
Paris Saint-Germain (PSG) po përgatit një goditje të madhe në merkato, duke synuar transferimin e anëtarit të Aston Villas, Morgan Rogers.
Luis Enrique e konsideron 23-vjeçarin si përforcim ideal për repartin ofensiv, falë shpejtësisë dhe aftësisë për të luajtur në disa pozita.
Forma e tij e shkëlqyer këtë sezon ka tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të mëdha evropiane.
Megjithatë, Aston Villa nuk pritet ta lejojë largimin lehtë, pasi lojtari ka kontratë afatgjatë deri në vitin 2031.
PSG-ja mbetet e vendosur dhe pritet të intensifikojë negociatat në verë duke shfaqur gatishmëri të ofrojë 100 milionë euro për shërbimet e Rogersit.



