Çmenduria kolektive

21 mars 2020 | 19:17

Shkruan: Sali Bislimi

Në botën e civilizuar dhe të zhvilluar nuk kam menduar asnjëherë që të mbyllën në shtëpi njerëzit e shëndosh, ose në këtë shekull një virus të parandalohet duke u mbyllur si në kohërat e mesjetës.
Megjithatë kjo çmenduri kolektive, burgosja në shtëpi, një ndjeshmëri sikur parandalohet e drejta e shprehjes së mendimit të lirë nga bota shkencore akademike, nga gazetarët që janë shumë të heshtur, gjendja e shëndetit mental pa dyshim do të këtë pasoja tash dhe do të reflekton negativisht në shëndetin në të ardhmen.
Sipas statistikave thuhet se çdo vite në botë nga gripi vdesin 2.600.000 njerëz, e deri tani kemi vetëm 9.000 nga koronavirusi, e mira është që edhe vete Kina si vend i burimit ka mundur të menaxhojë këtë virus fatkeq dhe shifrat në nivel botëror do të jenë të vogla.
Sipas shkencëtarëve mbi epidemitë thuhet se mbyllja kolektive nuk është zgjidhje, ruajtja e njerëzve të moshuar nga ky virus do të ishte zgjidhja më e mirë dhe me pak pasoja mbi ekonominë dhe shëndetin mental të njerëzve.
Shembulli më i mirë është Hong Kongu dhe Koreja pa mbyllje kanë nivelin më të ulët nga vdekjet e koronavirusit.
Fati në këtë fatkeqësi është që planeti merr frymë, ndotjet klimatike janë zvogëluar dukshëm, një e mirë për të ardhmen ekologjike të planetit tonë, duke dyshuar që mos është projekt sekret ku arrihen qëllimet në mënyrë radikale me objektivat klimatike. Shqiptar kudo që jeni në këto kohëra të izolimit shtëpiak mësoni fatkeqësinë e kombit tonë dhe mendoni si të parandalohet shkombtarizimi, dhe si të ndërtohen vlerat perëndimore të kombit, ta ndërtojmë kombin, e shiheni sa pak solidaritet kombet evropiane kishin ndaj Italisë, në kriza secili për vete andej mos humbeni kohë së bashku të punojmë pasi të vritet koronavirusi.
Bekime!!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e pandemisë…