Çmimet e importit në Kosovë shënojnë rritje 2.7 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Indeksin e Çmimeve të Importit, ku ka bërë me dije se në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2026 është regjistruar rritje prej 2.7 për qind krahasuar me TM1 të vitit 2025.
Sipas ASK-së, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të importit ka shënuar rënie prej 0.3 për qind në TM1 2026 krahasuar me TM4 2025, por në bazë vjetore është vërejtur rritje.
Rritjet më të mëdha sipas sektorëve janë regjistruar te lëkura dhe artikujt e saj me 23.2 për qind, produktet minerale me 11.5 për qind, instrumentet optike, fotografike dhe medicinale me 7.2 për qind, si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar me 7.0 për qind.
Po ashtu, rritje janë shënuar edhe te këpucët, vajrat ushqyese dhe produktet e shtazëve.
Ndërkohë, rënia e çmimeve është regjistruar te produktet bimore, tekstili, plastika dhe kauçuku, metalet bazë dhe letrat e ndryshme.
ASK-ja ka theksuar lëvizjet në indekse reflektojnë ndryshimet në tregjet ndërkombëtare të importit.



