Çmimi i laurës në QKUK “i shtrenjtë”, kërkohet të ketë mirëkuptim për përcjellësit e pacientëve të hospitalizuar

23 prill 21:19

Pacientët të diganostfikuar me Kancer, Dializë dhe me Diabet Tip.1, lirohen nga pagesa për të hyrë brenda oborrit të QKUK-së.

E, pos këtyre, sipas rregullores për shfrytëzimin e parkingut në hapësirat e qendrës spitalore, e cila është e zbatueshme që nga 2019, lirohen edhe personat me nevoja të veçanta që posedojnë një dëshmi, si dhe veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve.

Megjithatë të tjerët paguajnë, çmimi për 30 minutshin e parë është 0,50 euro, derisa për një orë, një euro. Kurse për çdo orë përtej orës së parë çmimi rritet 50 cent më shumë.

Ndaj, qytetarët thonë se do të ishte më e arsyeshme që të ketë tarifa më të lira, për ata që janë përcjellës të familjarëve që i kanë në kohë më të gjatë në hospitalizim.

Kreu i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi  thotë se nuk ka pranuar kërkesa apo ankesa deri më tani , sa i përket rishikimit të kësaj rregulloreje, mirëpo nuk e përjashton mundësinë e ri-shqyrtimit të rregullores në fuqi.

Krasniqi tregon se në të kaluarën ka pasur keqpërdorime tek realizimi i bashkëpagesave në laura dhe parkingje, ku në bazë të të gjeturave nga auditimi i brendshëm, ky institucion i ka përcjellë tek organet e drejtësisë.

I njëjti shton se në mandatin e tij janë instaluar edhe pajisjet për lëshimin e dëftesave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich ka arritur të marrë një fitore shumë të…