Çmimi i naftës në ShBA në rënie, reflekton në tregun global

10 gusht 2022 | 21:19

“Çmimet e benzinës në Shtetet e Bashkuara kanë rënë për 57 ditë radhazi që kur arritën një nivel maksimal prej më shumë se 5 dollarë për gallon qershorin e kaluar”, vë në dukje New York Times.

Në mesin e qershorit, çmimi mesatar i benzinës në ShBA kishte kaluar për herë të parë 5 dollarë për gallon.

Megjithatë, që atëherë, çmimet kanë rënë, duke lëvizur tani rreth 4 dollarë për gallon.

Sipas New York Times, tre faktorë kanë çuar kryesisht në këtë rënie: Kërkesa më e dobët (kostot e larta kanë bërë që shumë amerikanë të fillojnë të përdorin makinën më pak) – Rënia e çmimeve globale të naftës në muajt e fundit – Dhe lëvizja e një sërë shtetesh amerikane (Maryland, Georgia, Connecticut, Florida, California, etj.) për të pezulluar/hequr përkohësisht taksat e benzinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se…