Çmimi i naftës sot në Kosovë, dy centë më lirë se dje

19 prill 2026 | 09:43

Në Kosovë është shënuar ulje e çmimit të naftës për dy centë krahasuar me një ditë më parë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë sot do të kushtojë 1.72 euro, nga 1.74 euro sa ishte dje.

Çmimi i benzinës është 1.41 euro për litër, ndërsa gazi shitet me 0.88 euro për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bllokada detare amerikane e trafikut detar që hyn dhe del…