Çmimi ‘Shaban Jashari’ iu ndahet katër mësimdhënësve

07 mars 2024 | 18:50

Sot është dhënë çmimi “Shaban Jashari” për mësuesen/in e vitit me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit.

Sivjet ky çmim iu nda katër mësimdhënësve që vijnë nga Komuna e Istogut, Obiliqit, Prishtinës dhe e Rahovecit, kurse mirënjohje morën gjithsej 28 mësimdhënës.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci.

Kurti tha se nuk ka çmim e vlerësim të drejtë për mësuesen dhe mësuesin e mirë nëse çmimi nuk mbart një emër që ta ketë përkryer këtë funksion.

“Unë vetë jam udhëhequr aq shpesh nga figura e mësuesit”, tha Kurti, derisa shtoi se shkolla lidh të shkuarën dhe të ardhmen.

“Ajo klasifikon, pedagogjizon mbi masën e pamendueshme të dijeve dhe formave që janë regjistruar në mijëvjeçar, i lidh këto dije mes tyre dhe i bën të qasshme për një brez që hyn si rishtar në bashkësinë e gjithanshme e të pamatshme të njohjeve. Pedagogjia është edhe art edhe dije. Duhet shumë art për të dhënë bindshëm këtë sasi dijesh”, tha Kurti.

Në fund të fjalimit kryeministri Kurti tha se çdokush që ka besim te misioni i mësuesit, përfshirë edhe vetë mësuesit, e do atdheun e vet.

“Emri i zgjedhur në çmimin që do të merrni është një emër i lartë. Ai i Shaban Jasharit. Shaban Jashari është mësuesi që e ka shpalosur më mirë nyjen dialektike mes dijes dhe autoktonisë. Nuk ka dije të tepërt ndaj banimit të njeriut, dhe nuk ka autoktoni të mangët për dijetarin”, përfundoi kryeministri.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se sot është një ditë kur publikisht i gjithë vendi i përulet kontributit të mësimdhënësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK),…