CNN: Ku gaboi Britania me koronavirusin?

01 maj 2020 | 13:21

Qeveria britanike iu afrua një objektivi thelbësor në luftën e saj kundër koronavirusit.

Por synimi për të realizuar 100,000 teste në ditë për Covid-19 deri në fund të prillit nuk u përmbush; e shumta shkuan në 81.611 testime. Burime qeveritare argumentojnë – deri diku me justifikime-, se objektivi në vetvete kishte qenë gjithmonë mjaft ambicioz, dhe e konsiderojnë arritje të madhe që u mbërrit kaq shpejt edhe në këto nivele, kur ne fillim te muajit kryheshin vetëm 10 mijë teste në ditë.

Por, kritikët thonë se kjo vetëm sa ilustron pamjaftueshmërinë e regjimit të testimit të Britanisë. Mbretëria e Bashkuar është njëri prej vendeve me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi në Europë, me më shumë se 26,771 jetë të humbura. Ka pasur raporte thuajse të përditshme për mungesën e pajisjeve të nevojshme mbrojtëse të personelit shëndetësor që është në vijën e parë të luftës me koronavirusin, thotë CNN, ndërsa nga Covid 19 u sëmurë rëndë edhe vetë udhëheqësi i këtij vendi.

Ku gaboi Britania?

Kritikët thonë se në fillimin e pandemisë, nisi një fushatë e shpejtë gjurmimi e rasteve, por më pas ajo u braktis dhe për këtë, ministrat nuk dhanë asnjë shpjegim të qartë. Gabriel Scally i Royal Society of Medicine tha se heqja dorë nga testimet i dha virusit dritën jeshile që të përhapej pa fre. Pyetja e dytë e rëndësishme që ngrihet është: a dështoi qeveria britanike që ta jepte në kohën e duhur urdhrin e karantinës, e cila plotësisht, u vendos vetëm në 23 mars. Pyetja e tretë e madhe, sipas CNN, është ajo që rrethon “ imunitetin e turmës”. Zyrtarë britanikë thoshin se ishte e pamundur të ndalohej infektimi i të gjithëve, por shembujt nga Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re po tregojnë qartë se një veprim i shpejtë izolues, testimet masive e gjurmimi, bënë që një numër i madh njerëzish atje t`i shpëtonin prekjes nga virusi./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar…