Coman refuzon dy oferta nga Arabia Saudite

09 gusht 2023 | 11:14

Shumë lojtarë gjatë këtij afati kalimtar i kanë thënë “po”, milionave arabe, mirëpo shumë prej tyre nuk kanë hequr dorë nga karriera e tyre, vetëm për të fituar disa para shtesë dhe kanë qëndruar në ekipet respektive.

Një ndër ta është dhe anësori i sulmit të Bayern Munchen, Kingsley Coman, i cili ka refuzuar deri më tani dy oferta të sauditëve, të parën prej 45 milionë eurosh në vit dhe pasardhësen prej 65 milionë eurosh në vit, shifra këto jo pak tunduese.

Coman nuk i ka marrë në konsideratë ofertat, duke refuzuar menjëherë propozimet, madje u ka bërë të ditur klubeve të interesuara se nuk do të pranojë as 100 milionë euro në vit, teksa është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij me “bavarezët”, klub me të cilin ka fituar gjithçka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pushimeve të verës, javën e ardhshme do të rifillojë…