Conte: Interi, një nga klubet më të rëndësishëm në botë

07 korrik 2019 | 17:43

Antonio Conte u prezantua të dielën si trajneri i ri i Interit. Edhe pse zyrtarizimi u bë në datën 31 maj, tekniku italian doli sot në konferencën për shtyp para gazetarëve teksa foli për këtë aventurë të re. 49-vjeçari rrëfeu zgjedhjen teksa shpalosi objektivat e skuadrës zikaltre.

Për Conten ishte shumë e thjeshtë të firmoste me Interin, duke qenë se klubi dhe ai ndanin të njëjtin vizion.

“Ishte shumë e lehtë për të zgjedhur Interin, sepse gjetëm njëri-tjetrin me të njëjtin vizion, duke ndarë të njëjtën ambicie me drejtorin dhe presidentin. Prezenca e Marotës ishte një nxitje e rëndësishme. Inter ka ambicie të mëdha. Një nga klubet më të rëndësishëm në botë. Unë jam njeri që nuk vendos limite dhe nuk dua që dikush tjetër të na vendosë limite në fillim të sezonit. Nëse i vendos limite vetes, më pas duhet të gjej alibi. Në vitet e fundit ka pasur një diferencë të madhe mes Juventusit dhe skuadrave të tjera, tani është edhe Napoli. Ne duhet të punojmë fort dhe më mirë se të tjerët për të ngushtuar diferencën. Ne duhet ta fillojmë me ambicie dhe të japim më të mirën”, ka thënë Conte.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 1 400 autokombajna do të jenë aktive gjatë fushatës…