Conte në bisedime me Tottenhamin

02 qershor 2021 | 17:26

Trajneri Antonio Conte që shumë shpejtë të bëhet drejtues i një skuadre të re.

Trajneri italian u largua nga Interi menjëherë pas triumfit në Serie A, shkaku i mosmarrëveshjeve me klubin. Kështu, sipas asaj që raporton gazetari Angelo Mangiante, Tottenhami ka filluar bisedimet me Conten.

Spurs e shkarkuan Jose Mourinhon shkaku i rezultateve të dobëta, ndërsa janë në kërkim të një strategu të ri. Andaj, italiani është në listën e tyre dhe marrëveshja mund të arrihet në ditët e ardhshme në një kontratë dyvjeçare.

Conte edhe më parë ka qenë në Ligën Premier, aty ku arriti të fitonte titullin dhe FA Kupën me Chelsean brenda dy vitesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas…